Lokacioni: Prishtinë
GS Consulting LLC, në emër të klientit të saj që po zgjeron veprimtarinë në fushën e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, kërkon një profesionist/e me përvojë në logjistikë, transport dhe bashkërendim të proceseve operative.
Detyrat kryesore:
- Të kërkojë dhe të sigurojë oferta transporti brenda Kosovës dhe jashtë saj.
- Të jetë fizikisht i/e pranishëm/me në lokacion gjatë proceseve të transportit, për të garantuar zhvillimin e rregullt të tyre.
- Të bashkërendojë punën me shpedicionin e autorizuar nga kompania lidhur me procedurat doganore.
- Të koordinohet me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët e punishteve për mbledhjen dhe dërgimin e materialeve në punishte.
- Të kujdeset për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e flotës së automjeteve të kompanisë, duke përfshirë regjistrimin, gomat, serviset etj.
- Të sigurojë përdorimin e rregullt të veglave të punës në pronësi të kompanisë.
- Të mbikëqyrë funksionimin dhe organizimin e proceseve në depon interne dhe në depon doganore.
- Të përcjellë afatet e transporteve dhe dërgesave, si edhe të koordinojë veprimet në rast vonesash ose ndryshimesh të planit.
Kërkesat:
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në logjistikë, transport, menaxhim të depos ose në një pozitë të ngjashme.
- Përvoja në energji, ndërtim, inxhinieri, instalime teknike ose projekte vlerësohet si avantazh.
- Të zotërojë njohuri të mira për organizimin dhe koordinimin e proceseve logjistike.
- Përvoja në bashkëpunim me kompani të shpedicionit, procedura doganore dhe depo përbën përparësi.
- Patentë shoferi - Kategoria B.
Çfarë ofrohet:
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.
- Mundësi për rritje profesionale dhe përparim në karrierë.
- Një rol me përgjegjësi të rëndësishme për organizimin e proceseve logjistike të kompanisë.
- Mundësi pune në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike.
- Ambient pune profesional, dinamik dhe i fokusuar në rezultate.