Përshkrimi
GECI SHPK po kërkon të angazhojë një Inxhinier/e Ndërtimi për Infrastrukturë Rrugore në Zyrë për rajonin e Tiranës.
Detyrat kryesore
- Hartimi dhe verifikimi i planeve të punës për rrugë.
- Sigurimi që projektet respektojnë standardet teknike.
- Koordinimi me inxhinierë dhe institucionet vendore.
- Aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Mbi 5 vite përvojë në zbatimin e Ndërtimeve Infrastrukturë Rrugore.
- Përvojë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve, rishikimit të projektit, përpilimit grafik të punimeve dhe analizës së kostos etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike, përfshirë Autocad dhe Paketa Office etj.
- Përvoja në zbatimin e kontratave të punëve publike në infrastrukturë dhe njohja e mirë e gjuhës angleze përbëjnë përparësi.
- Kandidati duhet të jetë 25 vjeç ose më i madh.