Përmbledhje
GECI SHPK po kërkon të angazhojë një Inxhinier/e Ndertimi Infrastrukture rrugore ne Zbatim.
Rajoni Tirane
Detyrat kryesore
- Të përgatisë dhe të monitorojë grafikun e punimeve, në përputhje me projektin dhe planin organizativ.
- Të hartojë e verifikojë të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, përfshirë ditarin e objektit, procesverbalet, libreza masash, preventivin, situacionet etj.
- Të garantojë që punimet realizohen sipas politikave të kompanisë.
- Të pranojë punimet e zbatimit dhe të kryejë inspektime periodike.
- Të përgatisë raporte ditore dhe javore mbi çështjet e evidentuara dhe progresin e tyre.
Kualifikimet
- Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Infrastrukturë/Transport.
- Mbi 5 vite përvojë në zbatim të Ndërtime Infrastrukturë Rrugore.
- Përvojë në përgatitjen e raporteve, relacioneve, situacioneve të punimeve, librezave të masave, preventivëve etj.
- Njohuri shumë të mira të programeve inxhinierike, si Autocad, Paketa Office etj.
- Përparësi për kandidatët me eksperiencë në zbatimin e kontratave për punë publike në infrastrukturë dhe me njohje të mirë të gjuhës angleze.
Të gjitha kriteret e mësipërme duhet të dëshmohen me referencat përkatëse dhe numra kontakti.