Përshkrimi
Fashion Group Albania, e përfshirë në Albi Group që prej Gusht 2025, është shoqëria e parë e shitjes me pakicë në fushën e modës që prezantoi në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Për të vendosur një standard të ri në tregun e modës dhe veshjeve, si edhe në shërbimin ndaj klientit, kompania ka transformuar tregun shqiptar përmes markave ndërkombëtare të njohura dhe alternativave cilësore të produkteve. Fashion Group Albania operon në qendra kryesore tregtare, përfshirë Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU). Portofoli i saj përbëhet nga 11 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktiviteti zhvillohet aktualisht në 17 dyqane fizike dhe në platformën e vet online.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, ka kaluar nga një sipërmarrje e vogël familjare në një grup me prani të rëndësishme në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Përmes angazhimit për kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, grupi kontribuon për një të ardhme më të mirë të komunitetit.
Roli i ofruar: Magazinier
Departamenti përkatës: Logjistikë
Vendi i punës: TEG, Tiranë
Afati i përcaktuar: Pa afat
Përmbledhje e rolit:
Magazinieri administron të gjithë qarkullimin e mallrave në magazinë, duke nisur me pranimin dhe kontrollin e furnizimeve e duke vijuar me ruajtjen, sistemimin dhe përgatitjen për transferim në dyqane. Këto detyra synojnë të sigurojnë saktësinë, gjurmueshmërinë dhe përgjegjësinë për secilin produkt që kalon në magazinë. Dokumentimi i përpiktë dhe kontrollet periodike shërbejnë për të kufizuar gabimet dhe humbjet.
Përgjegjësitë
- Përgjigjet për të gjitha produktet dhe mallrat që ka në ngarkim në magazinë, përfshirë çdo hyrje dhe dalje të tyre.
- Verifikon përputhjen e furnizimeve me dokumentacionin shoqërues: CMR, Faturë dhe Packing List.
- Regjistron hyrjen e mallrave duke kryer kontrollin fizik dhe elektronik, si dhe duke shqyrtuar diferencat e konstatuara.
- Angazhohet në çdo inventar të plotë ose të pjesshëm në magazinë dhe në dyqane, sipas kalendarit të inventarizimit të kompanisë.
- Siguron përputhjen e produkteve me referencat përkatëse dhe ndarjen e renditjen e modeleve sipas standardit.
- Mban stokun e vjetër të sistemuar mirë dhe të vendosur në kutitë përkatëse.
- Njeh mirë produktet që marka tregton.
- Përshtat organizimin e hapësirës së magazinës për përdorim optimal, në varësi të fazave të uljeve, promocioneve, transfertave dhe kërkesave të dyqanit.
- Ruajnë në arkiv dokumentet e të gjitha hyrjeve dhe daljeve, si në format elektronik ashtu edhe në kopje fizike, dhe kujdeset për arkivimin vjetor nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual.
- Koordinon me Departamentin e Financës dhe IT zgjidhjen e problemeve teknike në programet Navision, D Flex dhe modulet e tjera të implementuara.
Kualifikimet e nevojshme
- Kërkohet arsim i mesëm; përparësi përbëjnë arsimi i lartë ose kurset profesionale në logjistikë apo menaxhim magazine.
- Nevojiten njohuri bazë kompjuterike dhe të programeve për administrimin e magazinës, si Navision, D Flex dhe Excel.
- Kërkohen aftësi të mira për organizimin e punës dhe kujdes ndaj hollësive.
- Kandidati duhet të jetë në gjendje të llogarisë, numërojë dhe kontrollojë me saktësi sasitë e mallrave.
- Nevojitet aftësi për komunikim dhe bashkëpunim me punonjësit e kompanisë, furnitorët dhe partnerët.
- Kërkohet zotësi në administrimin e kohës dhe caktimin e përparësive, sidomos gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.
- Nevojitet gatishmëri për angazhim fizik, përfshirë ngritjen, transportimin dhe sistemimin e mallrave.
- Kërkohet integritet dhe nivel i lartë përgjegjësie.
- Kandidati duhet të punojë mirë në ekip dhe të bashkërendojë veprimet me departamentet Financë, IT, Logjistikë dhe Brand Menaxherë.
Kushtet e ofruara të punës:
Fashion Group Albania ofron ambient pune dinamik e profesional, paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, si dhe hapësirë për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.
Dokumentet e kërkuara
Afati i aplikimit përfundon më 30 Nentor 2026.
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët e përzgjedhur për intervistë.