Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në industrinë e modës që solli në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Me synimin për të vendosur një standard të ri për modën, veshjet dhe shërbimin ndaj klientit, kompania ka ndryshuar tregun shqiptar përmes markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore. Ajo operon në qendrat tregtare Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke administruar 11 marka të njohura: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron gjithashtu përvojë online.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një grup të rëndësishëm në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen. Grupi vlerëson kënaqësinë e klientit, përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore, me synimin për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës: Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Vendndodhja: TEG, Tiranë
Afati: Pa afat
Përmbledhje e rolit:
Magazinieri administron tërësisht rrjedhën e mallrave në magazinë, duke nisur nga pranimi dhe kontrolli i furnizimeve, deri te ruajtja, sistemimi dhe përgatitja e tyre për transferim në dyqane. Roli synon të sigurojë saktësi, gjurmueshmëri dhe përgjegjshmëri për çdo artikull që kalon në magazinë, duke kufizuar humbjet dhe gabimet nëpërmjet dokumentimit të kujdesshëm dhe kontrolleve periodike.
Detyrat kryesore
- Mban përgjegjësi për çdo produkt ose mall nën kujdesin e tij në magazinë, përfshirë çdo lëvizje hyrëse dhe dalëse.
- Verifikon furnizimet kundrejt dokumenteve shoqëruese, përfshirë CMR, Faturë dhe Packing List.
- Regjistron mallrat në magazinë pas kontrollit fizik dhe elektronik, si edhe identifikon diferencat.
- Merr pjesë në inventarët e plotë ose të pjesshëm, si në magazinë ashtu edhe në dyqane, sipas kalendarit të inventarëve të kompanisë.
- Siguron që çdo produkt të jetë i vendosur sipas referencave përkatëse dhe që modelet të ndahen e sistemohen sipas standardit.
- Mban stokun e vjetër të organizuar mirë dhe të vendosur në kutitë përkatëse.
- Duhet të njohë mirë produktet e tregtuara nga brandi.
- Optimizon organizimin e hapësirës së magazinës sipas etapave të uljeve, promocioneve, transfertave dhe nevojave të dyqanit.
- Ruhet dhe arkivohet dokumentacioni i hyrje-daljeve si në soft ashtu edhe në hardcopy, duke u kujdesur për arkivimin vjetor nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual.
- Koordinon me Departamentin e Financës dhe IT për çështjet teknike në soft, duke përfshirë Navision, D Flex dhe module të tjera të implementuara.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm; arsim i lartë ose kurse profesionale në logjistikë/menaxhim magazine konsiderohen përparësi.
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve për magazinim, si Navision, D Flex dhe Excel.
- Aftësi të forta organizimi dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për llogaritjen, numërimin dhe kontrollin e saktë të sasive të mallrave.
- Komunikim dhe bashkëpunim i mirë me stafin e brendshëm, furnitorët dhe partnerët.
- Aftësi për të organizuar kohën dhe për të vendosur prioritete, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.
- Gatishmëri për punë fizike, përfshirë ngritjen, transportimin dhe organizimin e mallrave.
- Ndershmëri dhe nivel i lartë përgjegjshmërie.
- Aftësi për punë në ekip dhe koordinim me departamente të ndryshme, përfshirë Financë, IT, Logjistikë dhe Brand Menaxherë.
Kushtet e Punës
Fashion Group Albania ofron një ambient pune profesional e dinamik, paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, si edhe mundësi për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.