Përshkrimi
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që prej Gusht 2025, është kompania e parë e shitjes me pakicë në modë që solli në Shqipëri modelin e menaxhimit Franchisee. Duke synuar standarde të reja për modën, veshjet dhe shërbimin ndaj klientit, kompania ka ndikuar në transformimin e tregut shqiptar përmes markave të njohura ndërkombëtare dhe alternativave cilësore. Fashion Group Albania vepron në qendrat tregtare Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), me një portofol prej 11 markash: Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Aktualisht, kompania ka 17 dyqane fizike dhe ofron edhe përvojë online në platformën e saj.
Albi Group, i krijuar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është zhvilluar nga një biznes i vogël familjar në një kompani të rëndësishme në shitjen me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group vlerëson kënaqësinë e klientëve, përgjegjësinë shoqërore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, me synimin për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për komunitetin.
Pozicioni i punës: Magazinier
Departamenti: Logjistikë
Vendndodhja: TEG, Tiranë
Afati: Pa afat
Përmbledhja e pozicionit:
Magazinieri administron në tërësi qarkullimin e mallrave në magazinë, duke nisur nga pranimi dhe kontrolli i furnizimeve, deri te ruajtja, sistemimi dhe përgatitja e tyre për transferim në dyqane. Roli synon të sigurojë saktësi, gjurmueshmëri dhe përgjegjshmëri për secilin produkt që kalon në magazinë, duke kufizuar humbjet dhe pasaktësitë përmes dokumentimit rigoroz dhe verifikimeve periodike.
Detyrat
- Mban përgjegjësi për çdo produkt ose mall në magazinë dhe për çdo lëvizje hyrëse apo dalëse.
- Verifikon furnizimet sipas dokumentacionit shoqërues: CMR, Faturë dhe Packing List.
- Regjistron mallrat në magazinë nëpërmjet kontrollit fizik dhe elektronik, si edhe evidenton diferencat.
- Merr pjesë në çdo inventar të plotë ose të pjesshëm, në magazinë apo në dyqane, sipas kalendarit të inventarëve të kompanisë.
- Siguron që secili produkt të jetë i vendosur sipas referencave përkatëse dhe që modelet të ndahen e renditen në përputhje me standardin.
- Kujdeset që stoku i vjetër të jetë i organizuar mirë dhe i vendosur në kutitë e duhura.
- Ka njohuri të mira për produktet që tregton brandi.
- Riorganizon hapësirën e magazinës në mënyrë optimale, duke iu përshtatur fazave të uljeve, promocioneve, transfertave dhe kërkesave të dyqanit.
- Sistemon dokumentacionin e hyrje-daljeve në soft dhe hardcopy, si edhe ndërmerr veprimet për arkivimin vjetor nga Inventari paraardhës në Inventarin aktual.
- Koordinon me Departamentin e Financës dhe IT për çështjet teknike në soft, përfshirë Navision, D Flex dhe module të tjera të implementuara.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; përbën avantazh arsimi i lartë ose kurset profesionale në logjistikë/menaxhim magazine.
- Të zotërojë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve për magazinim, si Navision, D Flex dhe Excel.
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe vëmendje të lartë ndaj hollësive.
- Të jetë në gjendje të llogarisë, numërojë dhe kontrollojë me saktësi sasitë e mallrave.
- Të komunikojë dhe bashkëpunojë mirë me stafin e brendshëm, furnitorët dhe partnerët.
- Të administrojë kohën dhe të vendosë prioritete, sidomos gjatë periudhave me ngarkesë të lartë.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë fizike, përfshirë ngritjen, transportimin dhe organizimin e mallrave.
- Të karakterizohet nga ndershmëria dhe përgjegjshmëria e lartë.
- Të punojë mirë në ekip dhe të bashkërendohet me departamente të ndryshme, përfshirë Financë, IT, Logjistikë dhe Brand Menaxherë.
Kushtet e Punës
Ofrohet një ambient pune profesional e dinamik, paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh, si edhe mundësi për zhvillimin e plotë të potencialit profesional.