Përshkrimi
EVEREST shpk – Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesavem po kërkon një Specialist Shitjesh për t’iu bashkuar ekipit në një ambient prodhimi me ritëm të lartë. Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë njohuri në fushën e shitjeve.
Detyrat
- Administron marrëdhëniet me klientët aktualë dhe zbulon mundësi të reja për zgjerimin e bazës së klientelës.
- Prezanton produktet në mënyrë profesionale dhe punon ngushtë me departamentin e shitjeve dhe atë ligjor për hartimin e kushteve dhe kontratave të shitjes me klientët që mbulon.
- Siguron mbështetje për klientët si përpara përfundimit të shitjes, ashtu edhe pas saj.
- I paraqet Menaxherit të Shitjes raportime lidhur me ecurinë e shitjeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Administrim Biznes, Financë, Marketing ose në një drejtim tjetër të përafërt.
- Përvojë e mëhershme në fushën e shitjeve.
- Njohuri të gjuhës italiane në nivel minimal B2, ndërsa gjuhë të tjera konsiderohen përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Zotësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në kuadër të ekipit.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për rritje profesionale dhe pjesëmarrje në trajnime.
- Transport i ofruar nga kompania.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
Orari i punës: E hënë - E premte