Përshkrimi
EVEREST shpk është një fabrikë që prodhon profile alumini dhe fasada për ndërtesa, dhe po kërkon një Inxhinier Fonderie për t’iu bashkuar ekipit në Repartin e Fonderisë, në një ambient prodhimi me ritëm të lartë.
Në bashkëpunim me përgjegjësin e repartit, kjo pozitë synon të drejtojë dhe përmirësojë proceset e shkrirjes dhe derdhjes së aluminit, duke siguruar cilësinë e produktit, efikasitetin në prodhim dhe respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë. Roli kërkon bashkëpunim të afërt me ekipet e prodhimit, cilësisë dhe mirëmbajtjes për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve.
Puna zhvillohet me turne.
Detyrat
Detyrat Kryesore:
- Të planifikojë, koordinojë dhe ndjekë nga afër proceset e shkrirjes dhe derdhjes së aluminit.
- Të kontrollojë parametrat e procesit dhe të garantojë cilësinë e produktit përfundimtar.
- Të përmirësojë proceset me synim rritjen e efikasitetit dhe zvogëlimin e humbjeve.
- Të bashkëpunojë me sektorët e Prodhimit, Cilësisë dhe Mirëmbajtjes.
- Të zbatojë standardet teknike, rregullat e sigurisë dhe procedurat operative.
- Të analizojë problematikat teknike dhe të propozojë masa për përmirësim të vazhdueshëm.
Kualifikimet
Kualifikimet:
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Metalurgji, Materiale ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e punës në fonderi ose në industrinë e aluminit konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë njohuri mbi proceset e shkrirjes, aliazhimit dhe derdhjes së aluminit.
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe në situata me presion.
- Të ketë njohuri të mira të MS Office; njohja e programeve teknike vlerësohet si avantazh.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe si pjesë e ekipit.
- Të ketë njohuri për softuerët e dizajnit dhe të analizës së materialeve.
Përfitimet
- Ofron pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Jep mundësi për zhvillim profesional.
- Siguron një ambient pune dinamik dhe motivues.
Dokumentet e kërkuara