Përshkrimi
Evapify Albania kërkon një Promotore në Terren për të prezantuar, promovuar dhe reklamuar produktet e saj.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të promovojë dhe të paraqesë produktet në pika të ndryshme.
- Të komunikojë me klientët dhe t’i informojë ata për produktet.
- Të realizojë prezantime profesionale të produkteve.
- Të ndihmojë në zbatimin e aktiviteteve të marketingut dhe promocionit në terren.
- Të raportojë aktivitetet e kryera dhe rezultatet e promocioneve.
Kualifikimet
Kriteret e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në promocion, marketing ose shitje në terren.
- Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim.
- Të jetë person energjik, aktiv dhe i shkathët.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie dhe komunikim të mirë me klientët.
- Korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Gatishmëri për angazhim në ambiente të ndryshme dhe aktivitete promocionale.
Ofrohet:
- Pagë 70,000 – 100,000 Lekë, e përcaktuar sipas përvojës dhe angazhimit.
- Orar prej 6–8 orësh në ditë, i diskutueshëm në varësi të angazhimit.
- Mjedis pune profesional.
- Trajnim për produktet dhe aktivitetet e promocionit.