Përshkrimi
Evapify Albania është në proces zgjerimi të ekipit të saj.
Roli i hapur është Punëtor Operacional.
Kërkohet patentë e kategorisë B.
Detyrat
- Kryerja e transportit të mallrave, porosive dhe materialeve promocionale.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve.
- Montimi, bartja dhe pozicionimi i ekspozitorëve dhe rafteve të marketingut.
- Rregullimi dhe kujdesi për raftet në pikat e shitjes.
- Ofrimi i ndihmës për ekipet e marketingut dhe logjistikës gjatë punëve të përditshme.
Kushtet e punës:
- Orari i punës është 09:00 – 18:00.
- Dita e pushimit është çdo e diel.
- Paga: 80,000 Lekë neto/muaj
- Pozita është me kohë të plotë.
- Ofrohet ambient profesional, si edhe mundësi për zhvillim brenda kompanisë.