EPPC Kosovo është në kërkim të një Menaxher/e i/e Shitjeve në Terren
EPPC Kosovo është në kërkim të një Menaxher/e i/e Shitjeve në Terren për klientin e saj, një kompani e specializuar në sektorin e sistemeve elektrike, ndriçimit dhe materialeve elektrike, e cila po zgjeron aktivitetin e saj në tregun e Kosovës. Do të jesh në vijën e parë të shitjeve, duke ndërtuar marrëdhënie të reja dhe duke zhvilluar biznesin në terren.
Në përditshmërinë tënde do të prezantosh dhe promovosh produktet te klientët potencialë, do të identifikosh mundësi të reja në treg dhe do të kryesh vizita të rregullta te klientët. Do të ndjekësh procesin e shitjes nga kontakti fillestar deri në finalizim, do të negociosh kushtet dhe do të mirëmbash marrëdhëniet me klientët ekzistues.
Kjo pozitë të ofron mundësinë të jesh aktiv në terren dhe të kontribuosh drejtpërdrejt në rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e biznesit. Nëse ke orientim të fortë drejt rezultateve, aftësi të shkëlqyera negociuese dhe gatishmëri për punë në terren, kjo është mundësia e duhur për ty.
Përgjegjësitë
- Prezanton dhe promovon produktet e kompanisë tek klientët potencialë
- Identifikon mundësi të reja në treg dhe zhvillon marrëdhënie me klientë të rinj
- Ndjek në mënyrë proaktive klientët gjatë gjithë procesit të shitjes, nga kontakti fillestar deri në finalizim
- Kryen vizita të rregullta tek klientët dhe zhvillon aktivitete të shitjes në terren
- Identifikon nevojat e klientëve dhe propozon produktet dhe zgjidhjet më të përshtatshme
- Përgatit oferta, negocion kushtet e shitjes dhe ndjek realizimin e porosive
- Mirëmban dhe zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues
- Monitoron zhvillimet në treg dhe aktivitetet e konkurrencës, duke identifikuar mundësi të reja për biznes
- Bashkëpunon me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes
- Raporton mbi aktivitetet e shitjes, klientët dhe rezultatet e arritura
- Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për rritjen e shitjeve
- Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me pozitën, sipas kërkesës së menaxhmentit
Kërkesat për këtë pozicion
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Përvoja në shitje përbën avantazh
- Përvojë në shitje B2B, retail ose në sektorë që kërkojnë ndërveprim të drejtpërdrejtë me klientët përbën avantazh
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
- Aftësi të mira prezantuese dhe ndërtim të marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Njohuri bazike të MS Office
- Patentë shoferi, kategoria B
- Gatishmëri për angazhim dhe punë në terren