Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K vepron në treg që nga viti 2009 si distributor ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, duke mbuluar shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse. Kompania është në kërkim të një Supervizor Kantieri.
Kualifikimet
Kërkesat që duhet të përmbushen:
- Mban përgjegjësi për nevojat e punëtorëve në kantierë të ndryshëm.
- Koordinon organizimin e shkarkimit të ashensorëve dhe shkallëve elektrike për instalime të reja.
- Mbikëqyr shkarkimin dhe ruajtjen në mënyrë të sigurt të materialeve që janë në proces reklamacioni.
- Përgjigjet për sistemimin e materialeve të mbetura nga instalimet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike, si dhe për regjistrimin e tyre në magazinë me inventar.
- Kujdeset për përgatitjen dhe plotësimin e kushteve teknike në kafazet e ashensorëve dhe të shkallëve elektrike që janë gati për instalim, duke përfshirë kontrollet paraprake, skelerin, ndriçimin, ventilimin, tokëzimin dhe ganxhat.
- Është përgjegjës për veglat e punës të të gjitha grupeve të instalatorëve dhe mirëmbajtësve.
- Mbikëqyr gjendjen teknike të automjeteve të punës, kontrollin e tyre periodik, pastërtinë dhe gjendjen e përgjithshme fizike.
- Kryen kontrollin e dimensioneve të kafazit sipas vizatimit teknik final të ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
- Ofron mbështetje të ndryshme logjistike gjatë procesit të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
Vendi i punës
- Puna realizohet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Pagesa ofrohet në nivel të kënaqshëm.
- Niveli i pagës përcaktohet gjithashtu në varësi të përvojës së punonjësit dhe performancës së tij në punë.