Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që nga viti 2009 dhe përfaqëson në mënyrë ekskluzive brandin ndërkombëtar Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Kompania kërkon PUNTOR (për /mirëmbajtje ashensorë dhe shkallë elektrike).
Kualifikimet
- Mosha e dëshiruar është 22-40 vjeç.
- Përparësi kanë kandidatët që dinë të interpretojnë skema elektrike dhe mekanike dhe që kanë përvojë në fushat elektrike dhe mekanike.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Kërkohen persona të motivuar dhe të përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
- Kandidatët duhet të jenë të aftë për punë dhe në gjendje të mirë fizike dhe mendore.
- Kërkohet leje drejtimi e kategorisë B (Patentë).
- Nevojiten aftësi për komunikim dhe bashkëpunim në grup, si edhe gatishmëri për të mbrojtur interesat e kompanisë.
- Kandidatët duhet të jenë profesionistë dhe të tregojnë kujdes në ruajtjen e sekretit tregtar dhe të informacionit konfidencial që mund të marrin gjatë punës.
Vendi i punës
- Puna realizohet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Ofron pagë të kënaqshme dhe kushte të favorshme pune.
- Ka mundësi për zhvillim në karrierë në varësi të eksperiencës së fituar.
- Sigurohen trajnime dhe kualifikime profesionale.
- Për angazhimet jashtë Shqipërisë, punëmarrësi përfiton edhe dietë ushqimore përveç pagës.
Dokumentet e kërkuara