Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K vepron në treg që nga viti 2009 si distributori ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, duke mbuluar shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve elektrike dhe tapeteve lëvizëse. Kompania është në kërkim të një Supervizor Kantieri.
Kualifikimet
Kërkesat që duhet të përmbushen:
- Mban përgjegjësi për nevojat e punëtorëve në kantiere të ndryshme.
- Koordinon organizimin e shkarkimit të ashensorëve dhe shkallëve elektrike për instalime të reja.
- Kujdeset për shkarkimin dhe ruajtjen në mënyrë të sigurt të materialeve që janë në proces reklamacioni.
- Mbikëqyr depozitimin e materialeve të mbetura nga instalimet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike dhe regjistrimin e tyre në magazinë me inventar.
- Siguron përgatitjen dhe plotësimin e kushteve teknike në kafazet e ashensorëve dhe të shkallëve elektrike që janë gati për instalim, duke përfshirë kontrollin paraprak, skelerinë, ndriçimin, ventilimin, tokëzimin dhe ganxhat.
- Është përgjegjës për veglat e punës për të gjitha grupet e instalatorëve dhe mirëmbajtësve.
- Mbikëqyr gjendjen teknike të automjeteve të punës, kontrollet e tyre periodike, pastërtinë dhe gjendjen e tyre fizike.
- Kryen kontrollin e dimensioneve të kafazit sipas vizatimit teknik përfundimtar të ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
- Ofron mbështetje të ndryshme logjistike gjatë procesit të mirëmbajtjes së ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
Vendi i punës
- Puna realizohet në terren në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Paga
- Pagesa ofrohet në nivel të kënaqshëm.
- Niveli i pagës përcaktohet gjithashtu në varësi të përvojës së punonjësit dhe performancës së tij në punë.