Përshkrimi
Eme Ashensor po kërkon të punësojë një Magazinier.
Detyrat
- Të evidentojë çdo hyrje dhe dalje të materialeve apo mjeteve të punës në magazinat e kompanisë, duke i pasqyruar në regjistrat përkatës.
- Të kujdeset për ruajtjen, organizimin dhe identifikimin e saktë të mallrave, me qëllim parandalimin e dëmtimeve dhe humbjeve.
- Të bashkëpunojë ngushtë me sektorët e instalimit dhe mirëmbajtjes për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të nevojshme për projektet në terren.
- Të raportojë rregullisht mbi gjendjen e stokut dhe të kontribuojë në realizimin e inventarëve fizikë.
- Të garantojë që të gjitha mallrat mbahen në kushte të përshtatshme sigurie dhe ambienti.
- Të njoftojë menjëherë eprorin në rast dëmtimi, mospërputhjeje apo mungese të konstatuar.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të ngjashme, sipas nevojave të shoqërisë.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme e punës në këtë profil konsiderohet avantazh.
- Kërkohen njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
- Nevojiten aftësi organizative, ndjenjë përgjegjësie dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Kandidati duhet të jetë i pajisur me Leje drejtimi tipi B.
- Kërkohet aftësi për punë dhe bashkëpunim në grup.
- Kandidati duhet të ketë vendbanimin në Durrës.
Vendodhja
Lagjia 8, Durrës.