EME ASHENSOR GROUP SH.P.K është aktive në treg që nga viti 2009 dhe vepron si distributori ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë, duke ofruar shitje, instalim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve lëvizëse dhe tapeteve lëvizëse.
Pozicioni i hapur është: MAGAZINIER
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Regjistron dhe vendos mallrat në hapësirat përkatëse të magazinave të shoqërisë, sipas kategorisë, llojit dhe destinacionit.
- Llogarit dhe kontrollon sasinë e materialeve që pranohen ose dërgohen nga magazina.
- Administron evidencën e hyrjeve dhe daljeve të mallrave, materialeve, veglave dhe pjesëve rezervë në magazinë.
- Menaxhon inventarin e magazinës, identifikon çdo diferencë në numër, sasi ose lloj materiali, njofton përgjegjësin përkatës dhe zbaton korrigjimet e mundshme sipas procedurave të shoqërisë.
- U dorëzon klientëve ose ekipit të punës materialet dhe pjesët e këmbimit, në bazë të urdhrit të punës dhe dokumentacionit përkatës.
- Përgatit për dorëzim ose përdorim nga ekipet materialet, veglat dhe pjesët rezervë, duke u siguruar që ato të jenë në sasinë dhe gjendjen e kërkuar.
- Pranon në magazinë mallrat dhe materialet e ardhura, verifikon gjendjen e tyre dhe regjistron çdo dëmtim, mungesë apo parregullsi.
- Organizon dhe sistematizon magazinën në mënyrë që materialet të identifikohen e të aksesohen lehtë, si edhe të mbrohen nga dëmtimet.
- Pastron dhe kujdeset për veglat dhe materialet e punës, duke i kthyer në vendet e përcaktuara për t’i siguruar dhe për të shmangur dëmtimet.
Kualifikimet
- Mosha e preferuar është 28-40 vjeç.
- Kandidati duhet të ketë vendbanimin në Durrës.
- Duhet të disponojë Leje Drejtimi të kategorisë B.
- Kërkohen njohuri bazë të paketës Office.
Shoqëria ofron
- Mjedis pune modern dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur puna kryhet jashtë Shqipërisë.
- Kompania mbulon transportin për punën në terren.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme dhe rritje profesionale në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme, në përputhje me përvojën dhe ecurinë profesionale të punonjësit.