Përshkrimi
Dutch Global Maintenance (DGM) është në kërkim të një Tekniku të Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve, i cili do të jetë nën mbikëqyrjen e Përgjegjësit të Oficinës.
Detyrat
- Kryen diagnostikimin dhe riparimin e sistemit të ajrit të kompresuar, duke përfshirë kompresorët, valvulat, jastëkët e ajrit dhe linjat e presionit.
- Kujdeset për funksionimin korrekt dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatik.
- Verifikon, servisoj dhe riparon pompat si edhe valvulat e vajit hidraulik.
- Bën ndërrimin ose riparimin e tubacioneve të vajit me presion të lartë.
- Zbaton punime mekanike në sistemet e kambios së mjeteve të rënda.
- Ofron mbështetje gjatë zëvendësimit të pjesëve të transmetimit.
- Inspekton dhe rregullon lidhjen ndërmjet motorrit dhe pompës së ujit.
- Ndërhyn sa herë paraqiten probleme në sistemin e transmetimit të energjisë.
- Kryen montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe të çdo njësie që lidhet me sistemin e zjarrfikëses.
- Kontrollon linjat e ujit dhe konfigurimin teknik të pompës.
- Punon në sistemin e drejtimit, në sistemet motorike dhe në ato të transmetimit.
- Zbulon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për të rikthyer funksionalitetin e pajisjeve.
Kualifikimet
- Preferohet të ketë Diplomë Universiteti.
- Vlerësohet përvoja e mëparshme në role të ngjashme.
- Kërkohet saktësi dhe aftësi për realizimin e kontrolleve dhe inspektimeve.
- Duhet të jetë në gjendje të ndjekë me përpikëri udhëzimet e eprorëve.
- Kërkohet bashkëpunim i mirë dhe aftësi për të punuar me efikasitet në ekip.
- Duhet të përballojë punën nën presion dhe të reagojë në situata emergjente.