Përshkrimi
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) po kërkon të angazhojë një Hidraulik.
Detyrat
- Kryerja e montimit të sistemeve hidraulike dhe të pajisjeve hidrosanitare në përputhje me etapat e projektit.
- Identifikimi i problemeve teknike dhe zgjidhja e tyre brenda afateve të nevojshme.
- Respektimi i standardeve teknike dhe i rregullave të sigurisë gjatë punës.
- Bashkërendimi me stafin teknik dhe raportimi për punët e realizuara.
- Mirëmbajtja e instalimeve të brendshme, riparimi i avarive, si dhe ndërhyrjet në rrjetin e jashtëm të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë në instalime hidraulike.
- Njohuri shumë të mira teknike për materialet dhe pajisjet hidraulike.
- Aftësi të mira në leximin e projekteve.
- Arsim profesional i çertifikuar për Hidraulik.