Përshkrimi
Dimal INC ka hapur një vend pune për pozicionin Teknolog/e Ushqimor/e.
Detyrat kryesore
- Harton planin e prodhimit dhe mban përgjegjësi për realizimin e tij.
- Organizon dhe administron tërë procesin e porositjes së lëndëve të para.
- Përgatit, vë në zbatim dhe mbikëqyr procedurat e produktivitetit gjatë prodhimit, duke siguruar raporte dhe të dhëna të sakta që mbështesin vendimmarrjen strategjike të kompanisë.
- Përcakton standardet e cilësisë së produkteve dhe kontrollon respektimin e tyre.
- Mbikëqyr çdo fazë të linjës së prodhimit për të garantuar cilësinë e produkteve dhe respektimin e përpiktë të recepturave, si dhe të standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
- Siguron respektimin e standardeve dhe të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Kujdeset që punonjësit të zbatojnë standardet e kompanisë lidhur me cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
- Verifikon përputhshmërinë e linjës së prodhimit me standardet, procedurat dhe kërkesat ligjore në fuqi.
- Kryen analizat dhe kontrollet e nevojshme për përmbushjen e të gjitha standardeve dhe procedurave të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë dhe autoritetet shtetërore.
- Raporton në kohën e duhur dhe zgjidh problemet që ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e përditshme të punës.
- Kontribuon në zhvillimin, përcaktimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit, në mënyrë që materialet dhe produktet të përmbushin kërkesat dhe standardet.
- Ofron orientim për përcaktimin e procedurave, udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të nevojshëm për të gjitha veprimtaritë e prodhimit.
- Mbështet zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve të sigurisë së kompanisë, në përputhje me standardet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera të saj.
- Organizon trajnimet për ekipin e prodhimit dhe kujdeset për realizimin e tyre.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore për departamentin e prodhimit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet universitare në “Teknologji ushqimore” ose në një degë të ngjashme.
- Të zotërojë mbi 3 vjet përvojë pune në industrinë e përpunimit të mishit.
- Të ketë aftësi për të drejtuar punonjësit në varësi.
- Të njohë mirë legjislacionin shqiptar që rregullon sigurinë ushqimore në prodhim.
- Përparësi kanë kandidatët me trajnime në përpunimin e mishit.
- Të zotërojë mirë programet bazë të paketës Office.
- Të tregojë integritet dhe korrektësi gjatë punës.
Dokumentet e kërkuara