Përshkrimi
Ky rol ka për detyrë të organizojë, harmonizojë dhe mbikëqyrë veprimtaritë e prodhimit në përputhje me planin e shitjeve, kapacitetet faktike dhe burimet e disponueshme. Po ashtu, pozita përfshin llogaritjen, kontrollin dhe vlerësimin e kostove të produkteve dhe proceseve prodhuese. Synimi kryesor është përmbushja e porosive brenda afatit, shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve, minimizimi i humbjeve dhe përmirësimi i efikasitetit operacional.
Detyrat
- Pranon planin e shitjeve / forecast-in nga Departamenti i Shitjeve dhe e kontrollon atë për saktësi, afate, prioritete dhe vëllime.
- E shndërron planin e shitjeve në plan prodhimi ditor, javor dhe mujor, duke përcaktuar renditjen e prodhimit sipas kapaciteteve reale.
- Bën përllogaritjen e kapaciteteve të linjave, makinerive dhe fuqisë punëtore, si dhe evidenton kufizimet (bottleneck).
- Sugjeron ndryshime në planin e prodhimit kur ka lëvizje nga Shitjet, kërkesa të klientëve ose ndryshime në kapacitetet operative.
- Organizon turnet e punës dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore në bashkëpunim me Prodhimin dhe HR.
- Kujdeset që makineritë, linjat dhe stafi të përdoren në mënyrë sa më efikase për përmbushjen e objektivave të prodhimit.
- Mbikëqyr çdo ditë zbatimin e planit të prodhimit në linjë.
- Zbulon dhe vlerëson mospërputhjet me planin në aspektin e sasisë, kohës dhe cilësisë.
- Vëzhgon ndalesat në prodhim, qofshin teknike, organizative apo për mungesë materiali, dhe i adreson menjëherë te departamentet përgjegjëse.
- Kontrollon disponueshmërinë e lëndës së parë, produkteve gjysmë të gatshme (WIP) dhe produkteve finale.
- Garantoon zbatimin e parimeve FIFO / FEFO.
- Bashkërendon punën me Magazinën dhe Blerjet për materialet kritike dhe afatet e furnizimit.
- Mbështet procesin MRP për të shmangur mungesat apo tepricat.
- Mat dhe shqyrton produktivitetin, përfshirë output/orë, eficiencën e linjës dhe humbjet e kohës.
- Gjen arsyet e humbjeve dhe rekomandon masa për përmirësim.
- Jep kontribut në rritjen e efikasitetit dhe në uljen e kostove operative.
- Përllogarit dhe rifreskon koston e produkteve duke u bazuar në konsumin e lëndëve të para, materialeve ndihmëse, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të prodhimit.
- Krahason koston e planifikuar me atë reale, si dhe identifikon e raporton devijimet.
- Kontrollon dhe përditëson normativat e konsumit për secilin produkt dhe proces prodhimi.
- Mbikëqyr firot, humbjet, mbetjet dhe rendimentet e prodhimit, duke analizuar ndikimin e tyre në koston e produktit.
- Shqyrton kostot sipas produktit, linjës dhe repartit të prodhimit.
- Rifreskon kostot sa herë që ndryshojnë çmimet e lëndëve të para, materialeve, pagave ose vetë proceset e prodhimit.
- Punon ngushtë me Prodhimin, Magazinën, Blerjet dhe Financën për sigurimin dhe rakordimin e të dhënave të kostos.
- Harton raporte periodike për kostot, normativat, firot, rendimentet dhe dallimet mes kostos së planifikuar dhe asaj reale.
- Rekomandon masa për uljen e kostove dhe optimizimin e proceseve pa ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e produktit.
- Mbështet përcaktimin dhe rishikimin e çmimeve të produkteve duke ofruar të dhëna të sakta për koston e prodhimit.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi:
- realizimin e planit të prodhimit
- vonesat dhe devijimet
- ndalesat dhe arsyet e tyre
- shfrytëzimin e kapaciteteve
- Raporton në mënyrë të rregullt te Menaxheri i Prodhimit dhe sugjeron rishikime të planit.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me Shitjet për prioritetet dhe ndryshimet në kërkesë.
- Bashkëpunon me Cilësinë për respektimin e standardeve dhe planifikimin e saktë.
- Koordinon me Mirëmbajtjen për planifikimin e ndalesave teknike.
- Siguron sinkronizim të plotë për të garantuar dorëzimet në afat.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Industriale, Menaxhim Prodhimi ose fusha të përafërta.
- Përvojë pune në planifikimin e prodhimit brenda kompanive prodhuese.
- Njohuri në MRP / ERP.
- Njohuri bazë për standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore (ISO / HACCP).
- Njohuri në kontabilitetin e kostos dhe analizën e kostove të prodhimit.
- Zotërim shumë i mirë i Microsoft Excel dhe i përpunimit të të dhënave.
- Aftësi për të analizuar norma konsumi, firo, rendimente dhe kosto produkti.
- Njohuri të avancuara në planifikim dhe kontroll të prodhimit.
- Aftësi analitike dhe qasje të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
- Shkathtësi shumë të mira organizative dhe në menaxhimin e kohës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet departamenteve.
- Vendimmarrje e shpejtë e mbështetur në të dhëna.
- Aftësi të forta për analizën e kostove dhe interpretimin e të dhënave financiare të prodhimit.
- Saktësi e lartë në përpunimin, kontrollin dhe raportimin e të dhënave.
Dokumentet e kërkuara
- CV me foto
- Letër Interesi