Dimal INC, një kompani e sapokrijuar që operon në përpunimin e produkteve të mishit, po zgjeron ekipin e saj me pozitën Magazinier.
Në Dimal INC vlerësohet potenciali profesional dhe konsiderohet se ai luan rol thelbësor në arritjen e rezultateve të kompanisë. Ftohen të bashkohen kandidatë që kanë interes për inovacionin dhe cilësinë, me synimin për të kontribuar në ofrimin e produkteve cilësore për tryezat e shqiptarëve.
Detyrat
- Të kontrollojë mallin që hyn në magazinë duke verifikuar sasinë, lotin dhe datën e skadencës.
- Të përgatisë procesverbale për çdo mospërputhje që mund të konstatohet mes dokumentacionit dhe gjendjes fizike të magazinës.
- Të regjistrojë në programin Navision mallin përmes çekimit, si edhe rastet kur konstatohet tepricë ose mungesë.
- Të sistemojë produktet në magazinë sipas hapësirave të përcaktuara paraprakisht.
- Të menaxhojë daljen e mallit sipas datës dhe lotit të skadencës përmes cekimit, duke i regjistruar edhe në sistem.
- Të mbajë përgjegjësi për inventarin e magazinës që administron, përfshirë sasinë, datën, lotin dhe cilësinë e produktit.
- Të kontrollojë stokun sipas afateve të skadencës, të bashkëpunojë me departamentet e tjera për daljen në kohën e duhur dhe të raportojë çdo muaj gjendjen e stokut sipas datës së skadencës.
- Të mbajë regjistrin e temperaturave të dhomave frigoriferike dhe t’i arkivojë ato në dosje.
- Të sigurojë mirëmbajtjen e gjurmueshmërisë së produktit.
- Të kryejë faturimin për shitjet ndaj klientëve me shumicë dhe të arkivojë faturat përkatëse.
- Të verifikojë porositë e klientëve duke garantuar që produkti përputhet me sasinë dhe cilësinë e kërkuar.
- Të zbatojë porositë e agjentëve të shitjes në përputhje me urdhër-porosinë e dërguar dhe rendin përkatës.
- Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë të gjithë procesin e lëvizjes së mallit, si edhe të zgjidhë problematikat që mund të shfaqen gjatë këtij procesi.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; përparësi ka profili ekonomik.
- Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune si magazinier në kompani distribucioni ose prodhimi.
- Të zotërojë njohuri të mira të programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.
Dokumentet e kërkuara
- CV me foto
- Letër Interesi