Përshkrimi
Dimal INC, kompani e sapokrijuar që merret me përpunimin e produkteve të mishit, po kërkon të angazhojë një Magazinier.
Në Dimal INC, talenti vlerësohet si element thelbësor i suksesit. Kompania mirëpret persona që janë të përkushtuar ndaj inovacionit dhe cilësisë, për t’iu bashkuar ekipit në synimin për të sjellë produktet më të mira në tryezat e shqiptarëve.
Detyrat kryesore
- Kontrollon mallrat që pranohen në magazinë, duke verifikuar sasinë, lotin dhe datën e skadencës.
- Përgatit procesverbale për diferencat e evidentuara ndërmjet dokumentacionit dhe gjendjes fizike në magazinë.
- Regjistron në programin Navision mallrat përmes checkimit, përfshirë edhe artikujt që rezultojnë tepër ose mangët.
- Vendos mallrat në magazinë në përputhje me hapësirat e përcaktuara.
- Organizon daljen e mallrave sipas datës dhe lotit të skadencës, duke kryer checkimin dhe regjistrimin në sistem.
- Mban përgjegjësi për inventarin e magazinës së ngarkuar, lidhur me sasinë, datën, lotin dhe cilësinë e produktit.
- Kontrollon stokun sipas afateve të skadencës, bashkërendon me departamentet e tjera daljen në kohën e duhur dhe raporton çdo muaj stokun sipas datës së skadencës.
- Regjistron temperaturat e dhomave frigoriferike dhe i arkivon ato në dosje.
- Siguron ruajtjen e gjurmueshmërisë së produktit.
- Kryen faturimin e shitjeve për klientët me shumicë dhe arkivon faturat.
- Verifikon porositë e klientëve, duke garantuar përputhjen e produktit me sasinë dhe cilësinë e kërkuar.
- Realizon porositë e agjentëve të shitjes sipas urdhër-porosisë së dërguar dhe rendit përkatës.
- Mbikëqyr dhe kontrollon të gjithë procesin e lëvizjes së mallrave, duke trajtuar problematikat që mund të lindin gjatë procesit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; profili ekonomik konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë të paktën 1 (një) vit përvojë si magazinier në kompani të distribucionit ose prodhimit.
- Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira organizative dhe drejtuese.
Dokumentet e kërkuara
- CV me foto.
- Letër Interesi.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë.