Përshkrimi
Ky rol ka për detyrë të organizojë, bashkërendojë dhe mbikëqyrë veprimtaritë e prodhimit në përputhje me planin e shitjeve, kapacitetet reale dhe burimet që janë në dispozicion. Po ashtu, pozita përfshin përllogaritjen, kontrollin dhe vlerësimin e kostove të produkteve dhe të proceseve prodhuese, me synim që porositë të përmbushen në afat, burimet të shfrytëzohen sa më mirë, shpenzimet të mbahen nën kontroll, humbjet të reduktohen dhe efikasiteti operacional të rritet.
Detyrat
- Merr planin e shitjeve ose forecast-in nga Departamenti i Shitjeve dhe e kontrollon atë për saktësi, afate, prioritete dhe sasi.
- E shndërron planin e shitjeve në plan prodhimi ditor, javor dhe mujor, duke përcaktuar renditjen e prodhimit sipas kapaciteteve reale.
- Bën përllogaritjen e kapaciteteve të linjave, makinerive dhe fuqisë punëtore, si dhe evidenton kufizimet (bottleneck).
- Sugjeron ndryshime në planin e prodhimit kur ka lëvizje nga Shitjet, kërkesa të klientëve ose ndryshime në kapacitetet operative.
- Organizon turnet e punës dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore në bashkëpunim me Prodhimin dhe HR.
- Kujdeset që makineritë, linjat dhe stafi të përdoren në mënyrë sa më efikase për arritjen e objektivave të prodhimit.
- Ndjek çdo ditë zbatimin e planit të prodhimit në linjë.
- Zbulon dhe analizon mospërputhjet me planin në aspektin e sasisë, kohës dhe cilësisë.
- Mbikëqyr ndalesat e prodhimit, qofshin ato teknike, organizative apo nga mungesa e materialeve, dhe i adreson menjëherë te departamentet përkatëse.
- Kontrollon gjendjen e lëndës së parë, produkteve gjysmë të gatshme (WIP) dhe produkteve të gatshme.
- Siguron që të zbatohen parimet FIFO / FEFO.
- Bashkërendon punën me Magazinën dhe Blerjet për materialet kritike dhe afatet e furnizimit.
- Mbështet procesin MRP për të shmangur mungesat ose tepricat.
- Mat dhe shqyrton produktivitetin përmes treguesve si output/orë, eficienca e linjës dhe humbjet në kohë.
- Përcakton arsyet e humbjeve dhe sugjeron veprime për përmirësim.
- Jep kontribut në rritjen e efikasitetit dhe në uljen e kostove operative.
- Llogarit dhe përditëson koston e produkteve duke u mbështetur në konsumin e lëndëve të para, materialeve ndihmëse, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të prodhimit.
- Krahason koston e planifikuar me atë reale, si dhe evidenton e raporton devijimet.
- Verifikon dhe përditëson normativat e konsumit për secilin produkt dhe proces prodhimi.
- Mbikëqyr firot, humbjet, mbetjet dhe rendimentet në prodhim dhe vlerëson ndikimin e tyre në koston e produktit.
- Analizon kostot sipas produktit, linjës dhe repartit të prodhimit.
- I rifreskon kostot sa herë që ndryshojnë çmimet e lëndëve të para, materialeve, pagave ose vetë proceset e prodhimit.
- Punon ngushtë me Prodhimin, Magazinën, Blerjet dhe Financën për sigurimin dhe rakordimin e saktë të të dhënave të kostos.
- Harton raporte periodike për kostot, normativat, firot, rendimentet dhe dallimet mes kostos së planifikuar dhe asaj reale.
- Propozon hapa për uljen e kostove dhe përmirësimin e proceseve pa prekur cilësinë dhe sigurinë e produktit.
- Mbështet procesin e përcaktimit dhe rishikimit të çmimeve të produkteve duke ofruar të dhëna të sakta për koston e prodhimit.
- Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore mbi:
- realizimin e planit të prodhimit
- vonesat dhe devijimet
- ndalesat dhe arsyet e tyre
- shfrytëzimin e kapaciteteve
- Raporton në mënyrë të rregullt te Menaxheri i Prodhimit dhe sugjeron rishikime të planit.
- Mban komunikim të vazhdueshëm me Shitjet lidhur me prioritetet dhe ndryshimet e kërkesës.
- Bashkëpunon me Cilësinë për respektimin e standardeve dhe për një planifikim të saktë.
- Koordinon me Mirëmbajtjen për planifikimin e ndalesave teknike.
- Siguron harmonizim të plotë të proceseve për të garantuar dorëzime në kohë.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë në Inxhinieri Industriale, Menaxhim Prodhimi ose në fusha të ngjashme.
- Nevojitet përvojë në planifikimin e prodhimit brenda kompanive prodhuese.
- Duhet të ketë njohuri në MRP / ERP.
- Kërkohen njohuri bazë për standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore (ISO / HACCP).
- Duhet të zotërojë njohuri në kontabilitetin e kostos dhe në analizën e kostove të prodhimit.
- Kërkohen njohuri shumë të mira në Microsoft Excel dhe në përpunimin e të dhënave.
- Duhet të ketë aftësi për të analizuar norma konsumi, firo, rendimente dhe kosto produkti.
- Kërkohen njohuri të forta në planifikim dhe kontroll të prodhimit.
- Duhet të tregojë aftësi analitike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Kërkohen aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
- Duhet të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet departamenteve.
- Kërkohet vendimmarrje e shpejtë e mbështetur në të dhëna.
- Duhet të ketë aftësi të forta në analizën e kostove dhe në interpretimin e të dhënave financiare të prodhimit.
- Kërkohet saktësi e lartë në përpunimin, kontrollin dhe raportimin e të dhënave.
Dokumentet e kërkuara
- CV me foto
- Letër Interesi