Përshkrimi
Digicom po kërkon të rekrutojë një Teknik Instalimesh FTTH.
Detyrat kryesore
- Instalimi dhe mirëmbajtja e rrjetit fundor të fibrës optike, nga kaseta e Digicom deri te hapësira e klientit.
- Zbulimi i çështjeve të mundshme në terren dhe zgjidhja e tyre.
- Vendosja dhe konfigurimi i modemit për internetin me fibër optike, si edhe i pajisjes Set Top Box për shërbimin IPTV në ambientet e klientit.
- Plotësimi, pranë klientit, i formularit të dorëzimit të shërbimit me të dhënat e pajisjeve të vendosura.
- Marrja nga magazina dhe administrimi i materialeve të nevojshme, si dhe i pajisjeve që montohen te klienti për secilin instalim ose mirëmbajtje të rrjetit fundor.
Kualifikimet
- Arsimi: Vlerësohet përfundimi i Arsimit Profesional.
- Përvoja e mëparshme nuk kërkohet.
- Gjuhë e huaj: Anglishtja përbën përparësi.
- Patentë shoferi: Klasi B.
Përfitimet:
- Pagesë konkurruese, në përputhje me tregun.
- Trajnime të rregullta mbi teknologjitë më të reja të fibrës optike.
- Mundësi për zhvillim profesional brenda një kompanie dinamike.