Përshkrimi
Kompania Digicom është në kërkim të një Agjent shitje.
Detyrat
- Prezanton, promovon dhe shet produktet/shërbimet duke përdorur argumente bindëse.
- Vlerëson kërkesat e klientëve potencialë për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.
- Ndërton, zhvillon dhe ruan raporte profesionale me klientët.
- Mundëson zgjidhjen më të shpejtë të çështjeve dhe ankesave, me synim rritjen e kënaqësisë së klientëve.
- Realizon objektivat dhe rezultatet e shitjeve të dakorduara.
- Bashkërendon regjistrimin e klientëve në CRM me departamentet përkatëse.
- Përcakton së bashku me ekipin e shitjes territorin ku do të zhvillohet promovimi.
- Grumbullon kontakte në terren, sipas targetit ditor.
- Raporton çdo ditë të dhënat te supervizorja e shitjes.
- Ndjek kontaktet që përfshihen në portofolin e tij.
- Monitoron takimet e përditshme.
- Zhvillon negociata për nënshkrimin e kontratave me klientët, në stendë ose gjatë takimeve.
- Propozon produkte të reja për t’iu përshtatur kërkesave të veçanta të klientëve.
Kualifikimet
- Edukimi: Universitet i përfunduar.
- Gjuhe te huaja: Njohuri të gjuhës Angleze.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të jetë në gjendje të bashkëpunojë në ekip dhe të punojë nën ngarkesë.
- Të mund të përshtatet me orare të ndryshme pune.
- Të zotërojë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.