Përshkrimi
Shoqëria Daton Shpk po kërkon kandidatë për vendin e lirë të punës si Inxhiniere Ndërtimi në Zyrë.
Detyrat
- Përpunon sasitë e punimeve, i detajon librezat e masave dhe harton situacionet mujore.
- Përpilon, kontrollon dhe ndjek librezat e masave në bashkëpunim me inxhinierët e zbatimit në kantier dhe me nënkontraktorët.
- Përgatit dhe verifikon situacionet mujore të punimeve, duke përfshirë ato progresive dhe përfundimtare, si për sipërmarrësin ashtu edhe për nënkontraktorët.
- Ndjek procesin e miratimit të situacioneve nga Mbikëqyrësi i Punimeve ose nga Kontraktori Kryesor.
- Kontrollon vizatimet, projektet dhe dokumentacionin teknik që pranohet, si edhe kujdeset për organizimin dhe administrimin e tyre.
- Verifikon nëse projektet përputhen me preventivat përkatëse dhe me dokumentacionin kontraktual.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi (Bachelor / Master).
- Të ketë përvojë të mëparshme pune në një rol të ngjashëm ose në zyrë teknike.
- Të zotërojë shumë mirë programet inxhinierike, përfshirë AutoCAD dhe Microsoft Excel në nivel të avancuar; njohja e programeve të preventiveve si Cype/Astra konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi shumë të mira për leximin dhe interpretimin e projekteve të ndërtimit.
- Të njohë legjislacionin teknik dhe standardet e ndërtimit në vend.
Ofrohen
- Kushte shumë të mira pune.
- Paketë e shkëlqyer financiare.