Përshkrimi
Kompania Daton Shpk po kërkon kandidatë për pozitën Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.
Detyrat
- Të mbikëqyrë zhvillimin e punimeve ndërtimore duke u bazuar në projektet përkatëse dhe standardet teknike.
- Të bashkërendojë aktivitetet me arkitektë, teknikë dhe kontraktorë.
- Të verifikojë cilësinë e materialeve si edhe mënyrën e realizimit të punimeve në terren.
- Të përgatisë raportime ditore dhe javore për progresin e punimeve.
- Të administrojë dokumentacionin teknik dhe të raportojë çështjet problematike që paraqiten.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri.
- Përvojë e mëparshme prej 5 viteve, me përparësi në objekte rezidenciale dhe komplekse vilash.
- Njohuri në AutoCAD, MS Office dhe në leximin e projekteve teknike.
- Shkathtësi organizative dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Gatishmëri për angazhim në terren me orar të plotë.
Ofrohen:
- Kushte shumë të mira pune.
- Paketë e shkëlqyer financiare.