Përshkrimi
Credins Bank po rekruton për pozicionin SPORTELIST PËR PAGESAT AGJENSIA PORTI DURRËS.
Detyrat
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- U ofroni shërbim të shpejtë dhe cilësor të gjithë klientëve në sportel, duke ndjekur procedurat dhe rregulloret e arkës.
- Identifikoni klientët që realizojnë transaksione pranë sportelit.
- Siguroni respektimin rigoroz të rregulloreve për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Administroni dokumentacionin e plotësuar ose të paraqitur nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza etj.
Më poshtë paraqitet përshkrimi i hollësishëm i punës për këtë pozicion.
Kualifikimet
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë universitare në Shkencat Ekonomike.
- Preferohet përvojë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e ARKËTARËS.
- Motivim dhe vullnet për t'iu bashkuar ekipit tonë.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës MS Office ose programeve informatike.
- Orientim drejt rezultateve dhe gatishmëri për punë me orare feksibël.
Çfarë ofrojmë ne
- Paketë financiare e favorshme dhe konkurruese, me bonuse 3 mujore dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi për avancim në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite shtesë, përfshirë check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje etj.
- Aktivitete sportive të ndryshme, retreate, udhëtime etj.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret, pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.