Përshkrimi
Credins Bank po kërkon të rekrutojë një Sportelist-Arkëtare Zëvëndësuese Dega Ballsh.
Detyrat
- Ofron shërbim të shpejtë dhe cilësor për çdo klient në sportel, duke zbatuar procedurat dhe rregullat e arkës.
- Kontrollon identitetin e klientëve që kryejnë transaksione në sportel.
- Siguron zbatimin rigoroz të rregullave për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
- Administron dokumentet e plotësuara ose të dorëzuara nga klientët, përfshirë mandat arkëtimet, mandat pagesat, ceqet, librezat etj.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
- Përvoja profesionale mbi 1 vit vlerësohet, sidomos në rolin e Arkëtares.
- Kandidati duhet të ketë motivim dhe vullnet për t'u bërë pjesë e ekipit.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Kërkohet njohje e mirë e Gjuhës Angleze.
- Duhet të ketë njohuri të mira të paketës MS Office apo programeve informatike.
- Kandidati duhet të jetë i orientuar drejt rezultateve dhe i gatshëm të punojë me orare feksibël.
Çfarë ofrojmë ne:
- Ofron paketë financiare të favorshme dhe konkurruese, me bonuse 3 mujore dhe pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësohen avancim në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Përfitimet shtesë përfshijnë check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, ambient dinamik dhe ekip në zgjerim etj.
- Organizohen aktivitete sportive, retreate, udhëtime etj.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret.
Procesi zhvillohet pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.