Përshkrimi
Shoqëria "Construction Energy Parts" (C.E.P) Shpk po kërkon të angazhojë një Inxhinier Elektrik.
Detyrat
- Përgatit projektet elektrike që i nevojiten kompanisë.
- Analizon projektet ekzistuese elektrike, duke u bazuar në kërkesat, parametrat dhe rregulloret përkatëse.
- Harton ose bashkërendon dokumentacionin e plotë teknik dhe ligjor të projektit.
- Ndjek afatet dhe ecurinë e realizimit të punimeve elektrike sipas projektit.
- Organizon, planifikon dhe mbikëqyr aktivitetet e ekipit elektrik.
- Përgatit dhe koordinon hartimin e manualeve për mirëmbajtjen e instalimeve elektrike.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Degën e Inxhinierise Elektrike.
- Të paktën 3 vjet përvojë në projektim si Inxhinier Elektrik.
- Njohuri të programeve profesionale inxhinierike, AutoCAD dhe Microsoft office.
- Zotërim i gjuhës Angleze në nivelin C1.
Vendndodhja: Tiranë
Orari i punës: Full Time