Përshkrimi
Shoqëria "Construction Energy Parts”ShPK po kërkon të angazhojë një Agjent/e Blerje.
Vendndodhja: Tiranë
Orari i punës: Full Time
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Identifikimin dhe zgjedhjen e furnitorëve për pjesë këmbimi.
- Vlerësimin e ofertave të furnitorëve, me synim çmime konkurruese dhe cilësi të lartë.
- Diskutimin e çmimeve dhe kushteve të furnizimit me furnitorët.
- Kujdesin për respektimin e afateve të dorëzimit.
- Administrimin e evidencave të blerjeve dhe raportimin e saktë të inventarit.
- Kontrollin e stokut dhe monitorimin e porosive.
- Bashkërendimin e punës me departamentet teknike dhe sektorët e tjerë për përcaktimin e nevojave dhe optimizimin e procedurave të blerjes.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin/en:
- Diplomë universitare; përparësi kanë drejtimet Menaxhim Biznesi, Teknologji Informacioni ose Inxhinieri.
- Përvoja e mëparshme në blerje ose në sigurimin e pjesëve të këmbimit konsiderohet avantazh.
- Njohuri fillestare të AutoCAD 2D & 3D, paketës Office dhe programeve të tjera inxhinierike.
- Zotërim i mirë profesional i gjuhës angleze.
- Gatishmëri për orare fleksibile dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Aftësi të forta analitike dhe negociuese.