Përshkrimi
Shoqëria "Construction Energy Parts”ShPK është në kërkim të një Agjent/e Blerje.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Të hulumtojë, të identifikojë dhe të përzgjedhë furnitorë për pjesë këmbimi dhe pajisje teknike.
- Të analizojë dhe të vlerësojë ofertat e furnitorëve me synim sigurimin e çmimeve konkurruese, cilësisë së lartë dhe përputhjes me kërkesat teknike.
- Të negociojë çmimet, kushtet tregtare dhe afatet e furnizimit me partnerët furnizues.
- Të kujdeset që porositë të ekzekutohen siç duhet dhe dorëzimet të kryhen brenda afateve të përcaktuara.
- Të mbajë evidenca të sakta për blerjet dhe të hartojë raporte lidhur me inventarin dhe prokurimet.
- Të administrojë stokun, të ndjekë ecurinë e porosive dhe të sigurojë që materialet të jenë të disponueshme.
- Të bashkëpunojë ngushtë me ekipet teknike, të mirëmbajtjes dhe me departamente të tjera për të përcaktuar nevojat dhe për të përmirësuar vazhdimisht proceset e blerjes.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose në fusha të përafërta.
- Mbi 4-5 vjet përvojë profesionale në sektorin e blerjeve, përfshirë eksperiencë të rëndësishme në blerjen e pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve teknike.
- Njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, në paketën Microsoft Office, si edhe në programe të tjera inxhinierike.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze në nivelin C2, si në komunikimin verbal ashtu edhe në atë me shkrim.
- Gatishmëri për fleksibilitet në orarin e punës dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Shkathtësi të avancuara analitike, organizative dhe negociuese, së bashku me aftësi për menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.