Bujtina e Gjelit po kërkon një Kamerier/e për turnin e mëngjesit.
Detyrat kryesore:
- Të presë klientët dhe t'u paraqesë menunë.
- Të marrë porositë dhe të shërbejë ushqimet dhe pijet.
- Të përgatisë tavolinat dhe t'i rregullojë ato.
- Të kujdeset për pastërtinë e hapësirës së shërbimit.
- Të bashkërendohet me kuzhinën që porositë të shërbehen me kohë.
Kualifikimet:
- Përvoja e mëhershme në shërbim konsiderohet përparësi.
- Të ketë komunikim të mirë dhe qasje të kujdesshme ndaj klientëve.
- Të jetë i/e shkathët, korrekt/e dhe i/e aftë për punë ekipore.
- Të jetë i/e gatshëm/me të punojë në turnin e mëngjesit.
Ofrohet:
- Pagesë në përputhje me përvojën.
- Angazhim pune në turnin e mëngjesit.