Dëshironi t’i bashkoheni ekipit tonë?
Bucaj kërkon kandidatë të moshës 21 deri në 30 vjeç për pozicionin e mëposhtëm:
Përfaqësues/e e shitjes në teren
Detyrat kryesore
- T’u shërbejë klientëve me profesionalizëm dhe korrektësi.
- Të prezantojë, promovojë dhe shesë produktet në përputhje me standardet e korporatës.
- Të administrojë shitjet dhe të mbajë evidenca të sakta për to.
- Të ndjekë politikat dhe procedurat e kompanisë gjatë kryerjes së punës.
- Të angazhohet për përmbushjen e objektivave në përputhje me standardet e shitjes.
- Të vizitojë rregullisht pikat sipas planit të itinerarit.
- Të realizojë edhe detyra të tjera operative të kërkuara nga menaxhmenti.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar të paktën shkollën e mesme; diploma universitare përbën përparësi.
- Të ketë përvojë në marketing, shitje, promovim ose në punë me klientë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, prezantuese, planifikuese dhe analitike.
- Të jetë person energjik e kreativ, me aftësi për të krijuar marrëdhënie.
- Të ketë patentë shoferi.
Përfitimet që ofrohen
- Marrëdhënie pune me kontratë të rregullt.
- Pagë prej 1100€ Bruto, që përfshin pagën fikse dhe bonuset në varësi të përmbushjes së objektivave mujorë.
- Sigurim shëndetësor i ofruar nga korporata.
- Mundësi për trajnime profesionale.
- Orar pune fleksibël, me rotacione të përcaktuara sipas planit javor.
- Dy ditë pushimi gjatë javës.
Dokumentet e kërkuara
Kandidatët që përmbushin kriteret e përcaktuara do të ftohen të vazhdojnë në fazat pasuese të rekrutimit.
Periudha e hapjes së konkursit është nga 29 Tetor 2026 deri më 08 Nëntor 2026.