Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendeve për tregun e Kosovës në koordinim me prodhuesit;
- Përcakton planet dhe objektivat për brendet që përfaqësojnë si dhe kanalet e shitjes;
- Përgjegjës për arritjen e planeve, objektivave dhe zhvillimin e brendeve në nivele të përcaktuara nga prodhuesit dhe Bordi i Drejtorëve;
- Përcakton aspektin strategjik të aktiviteteve të marketingut të brendeve dhe të artikujve në veçanti;
- Përcakton indikatorët kyç të performancës për Menaxherët e Programit të Shitjes dhe planin e zhvillimit strategjik dhe operativ të brendeve;
- Përgjegjës për monitorimin e arritjes së planeve të shitjes dhe objektivave nga Menaxherët e Programit të Shitjes;
- Përgjegjës për vlerësimin e performancës së Menaxherëve të Programit të Shitjes që i ka nën mbikëqyrje;
- Në koordinim me Departamentin e Marketingut përcakton aktivitetet mujore të marketingut;
- Në harmoni me Drejtorin e Shitjes, harton politikat dhe procedurat e punës së Departamentit të Shitjes dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e punës së gjithë forcës shitëse;
- Përcakton kushtet e bashkëpunimit me blerësit dhe është përgjegjës për kontraktimin e gjithë blerësve;
- Mbikëqyr aplikimin e kontratave vjetore nga blerësit;
- Negocion me prodhues potencial për të lansuar brende të reja në treg në koordinim me Bordin e Drejtorëve;
- Përgatit planin për lansimin e brendeve të reja, harton strategjinë zhvillimore për këto brende (planin e shitjes, objektivat, mënyrën e lansimit, aktivitetet që duhet të ndërmerren, etj.);
- Formon, trajnon dhe përgatit ekipin për punën me brende të reja;
- Përpilon planet dhe aktivitete të detajuara për shitje në periudha të veçanta kohore (p.sh.: periudha e fundvitit, festa të ndryshme, etj.);
- Mbikëqyr dhe mban nën kontroll pjesën e pagesave nga blerësit (limitet, afatet e pagesave, etj.);
- Aprovon dhe mbikëqyr aktivitetet e marketingut (mbarëvajtjen e tyre, efektet, arsyeshmërinë);
- Mban nën kontroll stoqet e brendeve dhe afatet e produkteve në treg;
- Në koordinim me Departamentin e Analizave të Shitjes përcakton raporte të nevojshme dhe standarde;
- Prezanton dhe përfaqëson Korporatën në nivele të ndryshme të përfaqësimeve (me prodhues të ndryshëm, poashtu edhe me partnerë të brendshëm);
- Motivon dhe menaxhon të gjithë Menaxherët e Programit të Shitjes të divizionit përkatës;
- Raporton tek Drejtori i Shitjes në baza të rregullta, për realizimin e planeve, detyrave dhe zhvillimin e brendeve;
- Organizon dhe ri-organizon departamente të veçanta sipas nevojës së përshtatjes së tregut (si: komercialen, merchandising, etj.);
- Obligohet t’i përmbahet rendit shtëpiak;