Billa & Co Sh.p.k është një kompani aktive në tregun shqiptar, e specializuar në shitjen e pllakave, parketit, pajisjeve hidrosanitare dhe materialeve të ndërtimit. Duke vënë theks të veçantë te cilësia dhe shërbimi ndaj klientit, kompania synon të forcojë ekipin me kandidatë të motivuar dhe me profil profesional.
Detyrat
- Të negociojë çmimet e blerjes me furnitorët.
- Të hartojë dhe administrojë porositë (PO), si edhe të ndjekë ecurinë e tyre.
- Të organizojë booking dhe forwader.
- Të menaxhojë kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët.
- Të verifikojë proformat dhe dokumentacionin e importit.
- Të përllogarisë dhe të mbikëqyrë landed cost (kosto totale në magazinë).
- Të administrojë kostot logjistike dhe të punojë për optimizimin e tyre.
- Të trajtojë claims, credit notes dhe kompensimet financiare.
- Të kontrollojë saktësinë e të dhënave në sistem, përfshirë çmimet, termat, ETA, sasitë dhe kostot.
- Të plotësojë dosjen e ngarkesës në Odoo.
Kualifikimet
- Të ketë minimumi 3 vite përvojë në blerje ose supply chain.
- Të zotërojë diplomë universitare në Ekonomi ose Administrim Biznesi.
- Të ketë njohuri të mira mbi proceset e furnizimit dhe zinxhirin logjistik.
- Të shfaqë aftësi të mira në negocim dhe komunikim.
- Të njohë programet ERP, ndërsa njohja e Odoo konsiderohet avantazh.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të disponojë aftësi analitike dhe organizative.
- Të tregojë kujdes për detajet dhe përgjegjshmëri gjatë punës.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune profesional dhe modern.