Përshkrimi
Billa & Co Sh.p.k vepron si një kompani aktive në tregun shqiptar, e specializuar në shitjen e pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Duke vënë theks të veçantë te cilësia dhe kujdesi ndaj klientit, kompania kërkon të forcojë ekipin me persona të motivuar dhe me profil profesional.
Detyrat
- Administrimi dhe ruajtja e bashkëpunimit me showroom-et ekzistuese Franchise.
- Mbikëqyrja dhe harmonizimi i punës së stafit në showroom-e.
- Kryerja e vizitave të rregullta në pikat e shitjes Franchise.
- Informimi periodik i drejtuesve lidhur me ecurinë e showroom-eve dhe të klientëve Franchise.
- Garantimi që procedurat e punës të zbatohen plotësisht sipas kërkesave të këtij pozicioni.
- Hartimi i raporteve të vazhdueshme mbi progresin e përgjithshëm të aktivitetit të punës.
- Kujdesi për marrëdhëniet me klientët aktualë dhe sigurimi i kënaqësisë së tyre.
Kualifikimet
- Aftësi të mira në organizim dhe menaxhim.
- Përvojë në udhëheqjen dhe motivimin e stafit.
- Aftësi për të punuar mbi bazën e objektivave dhe targeteve të shitjes.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, të konsideruara si përparësi.
- Patentë drejtimi dhe gatishmëri për të ndjekur një ritëm dinamik pune.
- Të paktën 2 vite eksperiencë në sektorin e shitjeve.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Një mjedis pune profesional dhe modern.