Përshkrimi
Billa & Co Sh.p.k ushtron veprimtarinë në tregun shqiptar, duke tregtuar pllaka, parket, hidrosanitare, mobilie dhe materiale ndërtimi. Si kompani dinamike që i kushton rëndësi të veçantë cilësisë dhe shërbimit ndaj klientit, kërkon ta zgjerojë ekipin me profesionistë të motivuar.
Përgjegjësitë
- Regjistrimi dhe rifreskimi i informacionit të punonjësve në platformën e brendshme (HR / Employees module).
- Pasqyrimi në platformën HR i kontratave të punës, datave të fillimit dhe mbarimit, si edhe i pozicioneve të punonjësve.
- Përditësimi në sistem i informacionit për lejet, pushimet vjetore dhe mungesat.
- Administrimi i dosjeve elektronike të personelit dhe kontrolli i saktësisë së informacionit të tyre.
- Shpallja e vendeve të lira të punës dhe administrimi i aplikimeve të marra.
- Shqyrtimi paraprak i CV-ve dhe koordinimi i intervistave.
- Hartimi i dokumentacionit të nevojshëm për punonjësit e rinj gjatë procesit të onboarding.
- Zbatimi i procedurave të brendshme dhe ruajtja e konfidencialitetit në punë.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë Bachelor në Shkenca Sociale, Ekonomike ose Juridike; diploma Master përbën avantazh.
- Nevojitet të paktën 1-2 vite përvojë pune në Burimet Njerëzore.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i Kodit të Punës dhe i legjislacionit përkatës.
- Anglishtja duhet të zotërohet shumë mirë, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur.
- Nevojiten aftësi të shkëlqyera për komunikim dhe ndërveprim me të tjerët.
- Kërkohet njohje e mirë e paketës Microsoft Office, ndërsa njohja e sistemeve HR vlerësohet si përparësi.
Çfarë ofrojmë:
- Mjedis profesional pune që nxit bashkëpunimin.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional.
- Paketa financiare konkurruese, të shoqëruara me përfitime shtesë.
- Kushte pune në një ambient bashkëkohor dhe profesional.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm personat e përzgjedhur.
Dokumentet e kërkuara