Përmbledhje
- Billa & Co Sh.p.k është një kompani aktive në tregun shqiptar, e specializuar në tregtimin e pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me fokus te cilësia dhe kujdesi ndaj klientit, kompania po zgjeron ekipin me profesionistë të motivuar. Si rezultat i zgjerimit të portofolit dhe projekteve të reja të investimit, Billa & Co po kërkon një Inxhinier Ndërtimi me përvojë për mbikëqyrjen teknike dhe drejtimin e punimeve në kantier.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrja dhe ndjekja e punimeve në kantier në përputhje me projektin teknik.
- Verifikimi i cilësisë së realizimit dhe i përputhjes së punimeve me projektin dhe kërkesat teknike.
- Shqyrtimi i volumeve, preventivave dhe situacioneve të punimeve.
- Bashkërendimi teknik me projektues, kontraktorë dhe nënkontraktorë.
- Ndjekja e progresit të punimeve dhe e respektimit të afateve të vendosura.
- Zbulimi dhe trajtimi i çështjeve teknike që paraqiten gjatë zbatimit.
- Përgatitja e raporteve periodike për ecurinë e punimeve dhe problematikat e konstatuara.
Kërkesat
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Të paktën 3–5 vite eksperiencë në zbatimin dhe/ose mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore.
- Përvoja në projekte të menaxhuara që nga nisja deri në përfundim konsiderohet përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera për të lexuar dhe interpretuar projekte teknike.
- Njohuri për preventivimin dhe verifikimin e volumeve të punimeve.
- Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në komunikim ashtu edhe në shkrim.
- Aftësi të mira për organizim, komunikim dhe bashkëpunim.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave në terren.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen do të ftohen për intervistë.