Përshkrimi
Billa & Co Sh.p.k vepron në tregun shqiptar në sektorin e pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Kompania ka një qasje aktive ndaj cilësisë dhe shërbimit për klientët dhe synon të forcojë ekipin me kandidatë të motivuar dhe me profil profesional.
Detyrat
- Negocion çmimet e blerjes me furnitorët.
- Përgatit dhe administron porositë (PO), duke ndjekur edhe ecurinë e tyre.
- Koordinon booking dhe forwader.
- Administron kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët.
- Verifikon proformat dhe dokumentacionin që lidhet me importin.
- Përllogarit dhe mbikëqyr landed cost (kosto totale në magazinë).
- Ndjek kostot logjistike dhe punon për optimizimin e tyre.
- Menaxhon claims, credit notes dhe kompensimet financiare.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave në sistem, përfshirë çmimet, termat, ETA, sasitë dhe kostot.
- Plotëson dosjen e ngarkesës në Odoo.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë në blerje dhe supply chain.
- Të zotërojë diplomë universitare në Ekonomi ose Administrim Biznesi.
- Të ketë njohuri të mira për proceset e furnizimit dhe zinxhirin logjistik.
- Të demonstrojë aftësi të mira në negociim dhe komunikim.
- Të ketë njohuri mbi programet ERP, ku Odoo konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë aftësi analitike dhe organizative.
- Të tregojë kujdes për detajet dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune profesional dhe bashkëkohor.