Për kompaninë
- Billa & Co Sh.p.k vepron në tregun shqiptar në shitjen e pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Kompania synon të forcojë ekipin me profesionistë të motivuar, duke vlerësuar cilësinë dhe shërbimin ndaj klientit.
Detyrat kryesore
- Administrimi dhe ruajtja e bashkëpunimit me showroom-et ekzistuese Franchise.
- Mbikëqyrja dhe organizimi i stafit në showroom-e.
- Kryerja e vizitave të rregullta në pikat Franchise të shitjes.
- Informimi periodik i drejtuesve për rezultatet e showroom-eve dhe klientëve Franchise.
- Garantimi që procedurat e punës të zbatohen plotësisht sipas kërkesave të pozicionit.
- Hartimi i raporteve të vazhdueshme për ecurinë e përgjithshme të punës.
- Kultivimi i marrëdhënieve me klientët aktualë dhe sigurimi i kënaqësisë së tyre.
Kualifikimet
- Aftësi të zhvilluara në organizim dhe menaxhim.
- Përvojë në udhëheqjen dhe motivimin e stafit.
- Aftësi për të punuar sipas objektivave dhe targeteve të shitjes.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze konsiderohet e preferuar.
- Patentë drejtimi dhe gatishmëri për një ritëm pune dinamik.
- Të paktën 2-vjeçare përvojë në sektorin e shitjeve.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese, së bashku me bonuse të lidhura me performancën.
- Mundësi për avancim profesional.
- Mjedis pune modern dhe profesional.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.