Përshkrimi i punës
Big market kërkon të rekrutojë Menaxher/e për zonën e Don Boskos.
- Kandidatët duhet të zotërojnë njohuri në financë dhe menaxhim.
- Paga përcaktohet me negocim.
Përgjegjësitë
- Harton planin e punës për çdo punonjës të marketit dhe ndjek ecurinë individuale të tyre.
- Përgjigjet për trajnimin dhe zhvillimin e stafit, si edhe për sqarimin e situatave që lindin mes punonjësve të marketit, qofshin ato problematike ose jo.
- Vlerëson punonjësit dhe mban përgjegjësi për masat disiplinore, lëvizjet në pozicione të tjera brenda marketit, ngritjet në detyrë dhe ndryshimet e pagave, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Kodit të Punës dhe Kodit të Sjelljes.
- Analizon zhvillimet e konkurrencës dhe, mbi këtë vlerësim, ndërton strategjinë e çmimeve ose të ofertave.
- Verifikon dhe cakton çmimet e shitjes për artikujt e ndryshëm, duke kontrolluar që punonjësit t'i vendosin saktë ato.
- Evidenton produktet që mungojnë dhe kujdeset për përmbushjen e kërkesave të klientëve brenda rregullave dhe normave të lejuara.
- Kujdeset për administrimin e duhur të stokut dhe kryerjen e porosive pranë furnitorëve.
- Përfaqëson marketin në marrëdhëniet me institucione dhe kompani të ndryshme; përgjigjet për prezantimin, raportimin dhe ndjekjen e kontrolleve nga inspektoriatet, si edhe për përmbushjen e detyrave të përcaktuara prej tyre.
- Përmbush edhe detyra të tjera që i caktohen nga Administratori apo Ortakë.
- Ka përgjegjësi për inventarin.
Dokumentet e kërkuara