NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozita e praktikantit/es është e hapur në Njësinë për Përditësimin e të Dhënave (KYC), në Zyrën Qëndrore. Aplikimet hapen më 25.09.2026 dhe mbyllen më 01.10.2026.
Detyrat kryesore:
- Të kontribuojë në grumbullimin dhe kontrollimin e dokumenteve të klientëve për regjistrim dhe rishikime të rregullta.
- Të ndihmojë ekipin gjatë verifikimit të identitetit dhe të dhënave të biznesit të klientëve.
- Të marrë pjesë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e të dhënave të klientëve, në përputhje me politikat e brendshme.
- Të dallojë dhe të raportojë të dhëna jo të plota ose të dyshimta.
- Të bashkëpunojë me degët për mbarëvajtjen e procesit KYC.
- Të njihet me rregulloret bazë AML/KYC dhe standardet e pajtueshmërisë.
Kualifikimet:
- Të jetë në fazën përfundimtare të studimeve ose i/e diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik apo fusha të tjera relevante.
- Të zotërojë njohuri për punë me kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim.
- Të komunikojë në gjuhën angleze; njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me të përvetësojë njohuri të reja.