Njoftim për program praktike
Vendi i punës: Dega Nëna Terezë (Prishtinë), Dega Shatërvan, Dega Prizren dhe Dega Klinë.
Data e hapjes: 02.10.2026
Data e mbylljes: 08.10.2026
Detyrat kryesore:
- Të jetë kontakti i drejtpërdrejtë për klientët.
- T’u ofrojë klientëve shërbime digjitale.
- Të ndihmojë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve bankare.
- T’i udhëzojë klientët për përdorimin e kanaleve alternative të e/m bankingut.
- Të ndërtojë dhe të mbajë raporte të mira me klientët.
- Të njihet në tërësi me rregulloret dhe procedurat e Bankës.
- Të kontribuojë në mirëmbajtjen dhe përditësimin e dosjeve të klientëve.
- Të ndihmojë me skenimin dhe arkivimin e raporteve/dokumenteve të nevojshme.
- Të asistojë me porositë dhe kërkesat e palëve të treta.
Kualifikimet:
- Të jetë në përfundim të studimeve ose i/e diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi.
- Menaxhment, Juridik ose fusha të tjera relevante.
- Të zotërojë njohuri për punë me kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim.
- Të komunikojë në gjuhën angleze; njohja e gjuhës turke është e preferueshme.
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me të mësojë gjëra të reja.