NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozicioni i ofruar është Praktikant/e.
Vendi i angazhimit: Njësia e Disbursimeve, Departamenti i Operacioneve Qëndrore.
Hapja e konkursit: 25.09.2026.
Mbyllja e konkursit: 01.10.2026.
Detyrat kryesore:
- Të mbështesë stafin gjatë përgatitjes dhe kontrollit të dokumenteve të nevojshme për disbursimin e kredive.
- Të kontrollojë nëse dokumentacioni është i plotë, në pajtim me procedurat dhe udhëzimet e brendshme.
- Të ndihmojë në regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemet përkatëse.
- Të bashkëpunojë me njësitë dhe departamentet relevante për plotësimin e dokumentacionit para disbursimit të kredive.
- Të asistojë në kontrollin e përmbushjes së kushteve paraprake për disbursimin e kredive, sipas vendimeve të aprovimit.
- Të evidentojë dhe t’ia raportojë mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë çdo mospërputhje ose mangësi të zbuluar gjatë verifikimit të dokumenteve dhe procesit të disbursimit.
- Të kryejë edhe detyra të tjera administrative dhe operative, sipas kërkesave të njësisë.
Kualifikimet:
- Të jetë në fazën përfundimtare të studimeve ose i/e diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik ose fusha të tjera relevante.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e kompjuterit.
- Të ketë shkathtësi të mira komunikimi.
- Të komunikojë në gjuhën angleze; njohja e gjuhës turke konsiderohet përparësi.
- Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me të mësojë gjëra të reja.