Teknologji Informacioni (IT)Tiranë1 muaj më parëFull Time
Përshkrimi
Senior Officer - Projects Management Department
Menaxhon kërkesat në fushën e IT-së dhe portofolin e projekteve që vijnë nga njësitë e biznesit ose nga departamenti i teknologjisë financiare.
Detyrat
Mirëmban bashkëpunimin me departamentet e biznesit që i janë caktuar dhe përkrah procesin e menaxhimit të kërkesave në koordinim të ngushtë me grupet e biznesit dhe departamentet e grupit të Teknologjisë Financiare.
Merr pjesë dhe ndihmon në përcaktimin e fushëveprimit të projekteve, duke identifikuar angazhimin e nevojshëm, afatet, kostot, burimet, rreziqet dhe përfitimet përmes planifikimit efektiv dhe përfshirjes së palëve të interesit gjatë gjithë procesit.
Udhëheq dhe lehtëson punëtori për të qartësuar kërkesat dhe për të përpunuar më tej fushëveprimin e projektit kur është e nevojshme.
Bashkëpunon ngushtë me drejtuesin e biznesit dhe ofron këshilla profesionale të përshtatura për rrethanat specifike të secilit projekt.
Shqyrton specifikimet teknike dhe të sigurisë, si edhe dokumentacionin tjetër përkatës të projektit, me qëllim menaxhimin, qeverisjen dhe zbatimin sa më efektiv të tij.
Mban përgjegjësi për të gjitha aspektet e menaxhimit të portofolit, duke siguruar matjen e progresit ndaj planeve të projektit, vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve, analizimin e ndikimit nga projektet e ndërlidhura dhe ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese kur kërkohet.
Siguron realizimin me sukses të projekteve dhe kalimin e rregullt nga faza e projektit në operimin e zakonshëm të biznesit, përfshirë përfundimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme pas implementimit.
Ofron monitorim të vazhdueshëm, raportim periodik dhe komunikim të projektit sipas nevojës.
Mbështet ndryshimet teknike dhe ato të biznesit përmes koordinimit dhe përfshirjes së të gjithë akterëve të projektit.
Siguron që fusha e biznesit dhe njësitë e tjera të prekura të konsultohen në mënyrën e duhur dhe të përfshihen në ndryshimet që i ndikojnë, duke koordinuar aktivitetet e ndryshimit për të arritur rezultatet e kërkuara.
Menaxhon marrëdhëniet me partnerë të jashtëm dhe furnitorë të palëve të treta, kur kjo është e zbatueshme.
Kjo mund të përfshijë edhe përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe shqyrtimin e kontratave në përputhje me udhëzimet e prokurimit të kompanisë.
Mbikëqyr kontratat dhe siguron që furnitorët të respektojnë kushtet dhe afatet e përcaktuara në to.
Angazhohet në mënyrë proaktive për përmirësimin e proceseve të IT Governance.
Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me funksionin dhe nivelin e pozitës, sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet
Ka përfunduar studimet universitare në një fushë të lidhur me IT-në. Specializimet në fusha të tjera dhe aftësitë ndërdisiplinore konsiderohen vlerë shtesë.
Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.

Ka të paktën 3 vjet përvojë në pozita të menaxhimit të projekteve në IT, duke përfshirë përvojë si Project Manager ose në një rol tjetër funksional brenda IT-së.
Zotëron njohuri shumë të mira mbi standardet e njohura të menaxhimit të projekteve.
Përvoja me praktikat Agile Project Management përbën përparësi.
Certifikimi në Project Management konsiderohet avantazh.
Preferohet të ketë përvojë në sektorin bankar.
Ka njohuri për mjetet e menaxhimit të projekteve, si JIRA, Microsoft Project, etj.
Ka aftësi për të motivuar ekipet brenda afateve të ngushta dhe për të menaxhuar njëkohësisht disa projekte.
Ka aftësi për të marrë pjesë në takime grupore dhe për t'i lehtësuar ato.
Zotëron nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
Është i ndershëm, i besueshëm dhe i përgjegjshëm.

Punët e Kompanisë Banka Kombetare Tregtare BKT (6)