Finance, Banke & KontabilitetTiranë2 javë më parëFull Time
Asistent Specialist/ Specialist - Departamenti i Operacioneve të Produkteve të Pasivit
Detyrat
Të përpunojë me saktësi dhe brenda afateve transaksionet që kanë lidhje me llogaritë e posaçme të noterëve.
Të realizojë në mënyrë korrekte dhe në kohë veprimet që lidhen me ekzekutimin e akteve të trashëgimisë.
Të kryejë verifikimet e nevojshme për autorizimin e Aplikimeve Bankare të Biznesit për pajisje me shërbimin e Bankingu Digjital.
Të përfundojë në kohë veprimet operacionale që burojnë nga produktet e pasivit, si pagat publike, pagat private, bonuse të tjera MBOX dhe procese të ngjashme.
Të realizojë veprimet sistemuese për anulimin e pagesave të shërbimeve utilitare të kryera përmes kanaleve online ose në degët e bankës, përfshirë gjobat e trafikut, pagesat doganore dhe raste të tjera, duke respektuar rregulloret e brendshme të bankës.
Të zbatojë, sipas afateve ligjore dhe rregullave të brendshme të bankës, proceset operacionale që lidhen me urdhrat e bllokimit, zhbllokimit dhe urdhrat ekzekutivë të lëshuara nga institucione private ose publike, si Zyra e Përmbarimit, Zyra e Tatimeve, Bashkia, Dogana dhe institucione të tjera.
Të kryejë me përpikëri pagesat që burojnë nga Urdhrat Ekzekutivë të ardhur nga autoritetet tatimore dhe Bashkitë.
Të ndjekë cilësinë e të dhënave të CIF-ve ekzistuese dhe të CIF-ve të reja në sistem dhe, në bashkëpunim me degët, të bëjë rregullimin e tyre sipas rregulloreve të brendshme të bankës.
Të ndjekë dhe të përgatisë përgjigje për korrespondencat zyrtare të ardhura nga institucione publike dhe private, si Gjykatat e Rrethit, Prokuroria, ILDKPI dhe të tjera, duke vepruar në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës dhe kuadrin ligjor.
Të ofrojë mbështetje për rrjetin e degëve lidhur me pyetjet dhe kërkesat që kanë të bëjnë me çështje operacionale nga të dhënat e CIF-ve, transaksionet e fshira ose të anuluara, mirëmbajtjen e dokumenteve në arkivën elektronike, si edhe operacione të tjera të realizuara nga Departamenti.

Të monitorojë cilësinë e të dhënave për të gjitha llojet e llogarive ekzistuese dhe të reja në sistem dhe, së bashku me degët, të bëjë sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës.
Të mbikëqyrë transaksionet operacionale të kryera në nivel dege që ndikojnë në raportimin në Regjistrin e Llogarive, Standardin e Përbashkët të Raportimit dhe në cilësinë e të dhënave të raportuara në Agjencinë e Depozitave të Sigurimeve (ASD).
Të ndjekë cilësinë e të dhënave të llogarive ekzistuese dhe të reja për llogari të posaçme që lidhen me llogaritë e tjetërsimit të noterëve, llogaritë e veçanta të përmbaruesve dhe llogaritë e falimentimit dhe, në bashkëpunim me degët, të kryejë sistemimin e tyre sipas rregulloreve të brendshme të bankës.
Të monitorojë depozitat e posaçme të krijuara për AMF dhe Byronë Shqiptare të Sigurimeve, si edhe të japë mbështetje për rrjetin e degëve në proceset e bllokimit dhe zhbllokimit të këtyre depozitave me afat.
Të ndjekë procesin e mbylljes së llogarive joaktive, mbylljen automatike të CIF dhe transferimin e shumës së bllokuar në llogaritë e reja të hapura.
Të përmbushë detyrat në pajtim me rregulloret e brendshme të bankës.
Të realizojë në afat detyrat e ngarkuara nga eprorët.
Të garantojë arkivimin e rregullt të dokumentacionit për çdo punë specifike të kryer brenda njësisë, si në kopje elektronike ashtu edhe në kopje fizike.
Të bashkëpunojë me kolegët dhe Zv. Drejtuesit në Department për kryerjen e testimeve të caktuara për produkte të reja ose projekte zhvillimi të njësisë apo njësive të tjera në bankë, si dhe të paraqesë dhe dokumentojë rezultatet e testimeve të kryera.
Të marrë përsipër çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët në kuadër të projekteve të reja bankare.
Kualifikimet
Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë ose në shkenca të tjera shoqërore.
Përvoja në sektorin bankar konsiderohet përparësi.
Përdorim në nivel të avancuar i Microsoft Word, Excel, Outlook dhe Internet Explorer, si edhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi të mira për punë në ekip dhe për të vepruar nën presion.
Shkathtësi shumë të mira komunikimi.

Punët e Kompanisë Banka Kombetare Tregtare BKT (6)