Përmbledhja
Arketar ne Degen Çorovoda
Përgjegjësitë
- Merr në dorëzim paratë e depozituara nga klientët.
- Kryen balancimin dhe rikoncilimin e ATM-ve.
- Numëron paratë.
- Identifikon kartëmonedhat e falsifikuara.
- Siguron që çdo transaksion të mbetet konfidencial.
- Jep një kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë e marketingut të njësisë.
Kriteret e kualifikimit
- Kërkohet diplomë Bachelor në ekonomi ose në fusha të ngjashme.
- Nevojiten aftësi të mira matematikore që ndihmojnë në kryerjen e rikoncilimit të përditshëm.
- Kërkohen aftësi të zhvilluara komunikimi.
- Nevojiten njohuri të shkëlqyera kompjuterike dhe aftësi për të hedhur të dhëna numerike me saktësi e shpejtësi.
- Kërkohet qasje praktike dhe kujdes gjatë veprimeve që përfshijnë para.
- Nevojitet aftësi për të punuar nën presion dhe për të dhënë kontribut efektiv në ekip.
- Kërkohet zotërim i rrjedhshëm i anglishtes.