Balfin Development, si pjesë e Grupit BALFIN, renditet ndër kompanitë kryesore që investojnë në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Rrugëtimi i kompanisë përfshin realizimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe vendosjen e një qasjeje të re ndaj zhvillimeve luksoze në vend dhe në rajon. Në portofolin e saj bëjnë pjesë projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, ndër të cilat Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Përmes këtyre zhvillimeve, Balfin Development ka përcaktuar standarde tregu dhe ka sjellë përmirësime të ndjeshme në mënyrën e jetesës në komunitet.
Grupi BALFIN bën pjesë ndër grupet udhëheqëse të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke ndërthurur ekspertizën vendase me standardet ndërkombëtare. Samir Mane e themeloi Grupin në Vjenë në vitin 1993. Sot ai ushtron aktivitet në 11 vende: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. Veprimtaria e larmishme e BALFIN shtrihet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, me rreth 5000 të punësuar. Sipas të dhënave të vitit 2023, asetet totale të Grupit, përfshirë institucionin financiar, arrijnë në 2.2 miliardë euro.
Roli i ofruar: Koordinator Projektimi
Vendi i punës: Tiranë
Përmbledhje e rolit: Përgjegjësia kryesore e Koordinatorit të projektimit është bashkërendimi i të gjithë procesit të hartimit të projekteve, sipas udhëzimeve të drejtuesit të “Njësisë”. Ai mban vazhdimisht të informuara palët e tjera të përfshira mbi kërkesat dhe përparimin e punës në secilën fazë, nga projekt ideja te projekti për leje e deri te projekti i zbatimit.
Roli përfshin gjithashtu ndjekjen, plotësimin dhe dorëzimin e dosjes së plotë të projekteve dhe të dokumentacionit tekniko-ligjor që nevojitet për aplikime për leje zhvillimi dhe/ose ndërtimi, si edhe të dosjes së plotë të projektit të zbatimit.

Arsimimi: Kërkohet diplomë universitare në Arkitekturë / Urbanistikë/ Inxhinieri Ndërtimi.
Kërkesa të tjera: