Inxhinier Gjeodet
Përshkrimi:
Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë, GIS-it dhe projektimit.
Përgjegjësitë:
- Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe piketimin në terren, në përputhje me projektin
- Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale
- Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të gërmimit dhe mbushjes
- Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes, situacionet mujore dhe prerjet tërthore
- Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse të referencës koordinative
- Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe planifikon aktivitetet e tyre javore
- Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo mospërputhjeve të mundshme në projekt
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale të pajisjeve topografike
- Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës
Kërkesat e pozicionit:
- Edukimi: diplomë universitare, dega Gjeodezi/Gjeomatikë
- Minimumi 5 vite përvojë pune në fushën e matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve në terren
- Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale
- Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil 3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS
- Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të koordinatave dhe datumet gjeodezike
- Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e problemeve dhe në komunikimin e bashkëpunimin me ekipet e projektit
- Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë avantazh
- Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të punuar në ekip
Informacione shtesë:
- Departamenti: Teknik
- Vendndodhja: Green Coast, Palasë
- Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group
- Ditë shtesë pushimi
- Shpërblime dhe vlerësime për performancën